Live · kapsula.al2026

Kapsula Sport & Rehab · Tiranë

Kapsula Rehab OS — Sistemi për Rehabilitimin Sportiv

Full-Stack · Pacient · Punonjës · Rezervime

7+Role të ndara
40Punonjës
500Pacientë
Pamje të Sistemit
Kapsula Sports Rehab — pamje 2

Rreth Projektit

Platformë moderne që e mbledh punën e qendrës së fizioterapisë sportive në një ekosistem të vetëm: nga kërkesa publike në faqe, te ora e lirë, dosja klinike, faza e rikuperimit, leja e mjekut dhe arkëtimi — me role të ndara dhe audit të plotë.

Qendra e rehabilitimit sportiv e mban orarin, dosjen, fazën, dokumentin dhe pagesën në vende të ndara. Recepsioni nuk di nëse ora është e lirë, specialisti e shkruan shënimin jashtë dosjes, mjeku nuk ka një vend ku e lejon rikthimin në fushë, dhe pacienti nuk sheh çfarë i lejohet këtë javë.

Kapsula Rehab OS e zgjidh këtë: faqe publike me rezervim pa llogari, orar inteligjent, dosje e vetme nga dëmtimi te fusha, portal pacienti, pagesa e ndarë nga klinika, dhe audit për çdo hapje e ndryshim kritik.

Problemi që zgjidh

Pa një sistem të integruar, qendra e mban informacionin e shpërndarë — Excel, WhatsApp, dosje letre dhe orare që përplasen. Rezultati: vonesa, gabime dhe mungesë transparence për pacientin dhe stafin.

  • Faqe publike me shërbimet, orarin, hartën dhe kërkesë rezervimi pa llogari
  • Orar me fasha të lira, sipas kohëzgjatjes së shërbimit
  • Dosje e vetme: dëmtimi, fazat, ushtrimet, matjet dhe dokumentet
  • Portal për pacientin — pa shënimin e brendshëm të seancës
  • Pagesa e ndarë nga dosja klinike
  • Audit për çdo hapje dhe ndryshim të rëndësishëm

Karakteristikat kryesore për çdo rol

🌐

Vizitori

  • Sheh shërbimet, orarin, adresën dhe hartën
  • Kërkon një orar pa hyrë në sistem
  • Recepsioni e konfirmon kërkesën
🏃

Pacienti

  • Profil, karta e javës, ushtrimet në shtëpi dhe plan ushqimor
  • Faza aktuale dhe dokumentet e autorizuara
  • Rezervon vetëm te specialisti i vet, në orare të lira
  • Nuk sheh shënimin e brendshëm klinik
📋

Recepsioni

  • Mban orarin dhe regjistron pacientin
  • Aprovon kërkesat nga faqja publike
  • Shënon mbërritjen / mungesën dhe arkëton
  • Sheh kontaktin dhe alergjitë — jo MRI dhe narrativën
💪

Fizioterapisti

  • Dosja, shënimi i seancës, faza dhe matjet e forcës
  • Ushtrimet dhe karta e javës
  • Specializimi kufizon shërbimet në orar
🩺

Mjeku & Dieta

  • Mjeku sheh dokumentet dhe vendos rikthimin në sport
  • Faza e fundit mbyllet vetëm pasi ai e lejon
  • Specialisti i ushqyerjes shkruan planin dhe ia dërgon pacientit
⚙️

Financa & Admin

  • Financa: fatura dhe arkëtime (cash / bankë), pa dosje klinike
  • Admin: qendra, stafi, shërbimet, dhomat, kapaciteti ditor
  • Audit i hapjeve dhe ndryshimeve kritike

Siguria

Sesion JWT httpOnlyFjalëkalim bcryptRole-based access controlAudit trail për dosjePagesa e ndarë nga klinika

Role të Përdoruesve

Orari & fleta

  • Kalendar javor me fizioterapistë dhe status
  • Fleta e mëngjesit për sallën
  • Pa përplasje specialist · dhomë · pacient

Fusha e rikthimit

  • Lojtarët sipas pozicionit në fushë
  • Ngjyra = faza e rikuperimit
  • Filtrim sipas klubit

Portal pacienti

  • Karta e javës dhe ushtrimet në shtëpi
  • Plan ushqimor vetëm kur dërgohet
  • Dokumente me leje të veçantë

Veçori të Avancuara

Fazat nuk ecin vetë — kalimi kërkon shënimin e specialistitRikthimi në sport pret lejen e mjekutGrafikë matjesh: dhimbje 0–10 dhe fleksion në gradëDy matje force: ana e dëmtuar dhe ana e shëndoshëPaketa konsumon një seancë një herëSeri javore në të njëjtën orë (vetëm javët e lira)Ora e liruar → lista e pritjesKarta e javës për trajnerin me lidhje të veçantëWhatsApp Business Cloud API i përgatiturModul AI i gatshëm për zgjerimSMTP për njoftime emailJWT në cookie httpOnly + bcrypt

Rezultati

Kapsula Rehab OS e mbledh punën e qendrës në një vend: nga kërkesa në faqe, te ora e lirë, dosja, faza, leja e mjekut dhe pagesa. Secili rol sheh vetëm atë që i duhet. Vendimet klinike mbeten te njeriu — sistemi organizon, nuk diagnostikon.